DYLON

Kryetari i Komunës së Vitisë priti në takim artistët nga Maqedonia e Veriut

Kryetari i Komunës së Vitisë priti në takim artistët nga Maqedonia e Veriut
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim Shkodran Tolajn dhe Besiana Mehmetin, përfaqësues nga Unioni i Artistëve të Muzikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e vlerave tradicionale dhe kulturore.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti i falënderoj ata për promovimin e vlerave të kulturës dhe të artit në çdo vend.

Ndërsa artistët i dhuruan kryetarit një pikturë simbolike nga Valmir Haziri, e cila përmban simbole të veçanta kombëtare, si një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe muzikore.

Në përfundim të takimit, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti falënderuan kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj artistëve dhe për rëndësinë që i kushton ruajtjes së vlerave tradicionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.