DYLON

Kryetari i Komunës së Vitisë ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve materiale

Kryetari i Komunës së Vitisë ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve materiale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Naim Pira, kanë formuar Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga rrufeja dhe breshëri ditën e djeshme.

Ky komision do të angazhohet në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara në ferma dhe ekonomi familjare në gjithë territorin e komunës.

EkoHigjiena

Komuna e Vitisë u bën thirrje të gjithë fermerëve të prekur që të bashkëpunojnë me komisionin në mënyrë që të evidentohen të gjitha dëmet sa më saktë dhe sa më shpejt.

Kryetari Haliti i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për kompensimin e këtyre dëmeve, me qëllim lehtësimin e barrës për fermerët dhe familjet e prekura. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.