Në fund të jugut të Serbisë gjendet komuna e Preshevës e banuar me shumicë shqiptare dhe udhëhiqet nga Shqiprim Arifi e sipas tij vend që paraqet një lidhje mes qeverisë së Serbisë dhe Shqipërisë.
“Mundësitë politike deri më tani në komunën e “mbyllur” kanë ndryshuar dhe është shumë me rëndësi bashkëpunimi me autoritetet shtetërore. Megjithatë deri të zgjidhja e disa problemeve mundë të vihet vetëm një bashkëpunim i Shqipërisë dhe Serbisë dhe ne kemi këtë potencial që bashkon dhe paraqet urë mes dy vendeve”, ka thënë Arifi për gazetën serbe Novosti, transmeton Titulli.com.
Ndërsa sipas tij problem i librave në gjuhën shqipe është zgjidhur në mënyrën më të mirë në takimin e realizuar mes përfaqësuesve shqiptar nga Lugina dhe kryeministrit Rama-Vuçiq.
Arifi theksoi se të arriturat nuk janë rezultat vetëm i njërës palë dhe se për këtë është me rëndësi bashkëpunimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar me ministritë përkatëse në Shqipëri dhe Serbi.
“ Jam i sigurt që do të zgjidhet problemi i librave deri në fillimin e vitit të ri shkollor. Pres që kjo pjesë e Serbisë në të cilën është i rëndësishëm integrimi i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore dhe për këtë është i rëndësishëm bashkëpunimi me përfaqësuesit e vetëqeverisjes”, është shprehur Shqiprim Arifi.
Ai gjatë bisedës ka thënë mes tjerash se ekziston një vullnet i mirë se me një bashkëpunim të ministrive serbe dhe institucioneve ndërkombëtare situata e palakmueshme përfundimisht të tejkalohet.