DYLON

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur komandantin e KFOR-it në Kosovë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot, Komandanti i Forcës së Kosovës – KFOR, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, ka vizituar Komunën e Gjilanit dhe është takua me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në zyrën e kryetarit.
Gjatë takimit u bisedua për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në pjesën lindore të këtij ragjioni.

Kryetari i Komunës me këtë rast shprehu vlerësimin e komandantit të KFOR-it dhe mirënjohje për sjellje të paanshme dhe efektive të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa, gjatë këtij takimi General Miglietta tha se “KFOR-i është i përkushtuar për të punuar së bashku me autoritetet lokale, Bashkimit Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar për të përmirësuar procesin e stabilizimit”.

“Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar”, ka përfunduar General Miglietta, duke potencuar se “çdo ndryshim në të ardhmen e KFOR-it, pozitën e forcave, do të bazohet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren”.

General Miglietta në mënyrë periodike takon akterët e ndryshëm të Kosovës dhe trupat e KFOR në terren, si pjesë e KFOR-it duke bërë kështu qasje gjithëpërfshirëse ndaj misionit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.