DYLON

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim koordinatorin e TIKA-s në Kosovë, Mehmed Taha Doğan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim koordinatorin e TIKA-s në Kosovë, Mehmed Taha Doğan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Mehmed Taha Doğan.

Sipas kryetari Hyseni, Komuna e Gjilanit vlerëson partneritetin me TIKA-n dhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e zhvillimit lokal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

EkoHigjiena

I pari i Komunës ka theksuar se forcimi i këtyre marrëdhënieve krijon mundësi për iniciativa të përbashkëta që u përgjigjen nevojave të komunitetit dhe kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit.

Hyseni thekson se Komuna mbetet e përkushtuar ndaj zgjerimit të bashkëpunimit institucional dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme, me synim realizimin e projekteve me përfitime konkrete për qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.