DYLON

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mirëpriti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mirëpriti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mirëpriti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe OSBE-së, me fokus në forcimin e institucioneve lokale, promovimin e transparencës, angazhimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe përkrahjen për grupet e cenueshme dhe të rinjtë.

EkoHigjiena

Kryetari e falënderoi Shefin e Misionit McGurk për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE-ja po ofron për zhvillimin dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel lokal, duke siguruar që qytetarët e Gjilanit të kenë mundësi të drejta dhe të barabarta.

Ky takim përforcoi angazhimin e Komunës së Gjilanit për të vazhduar rrugën drejt një administrate më të hapur, transparente dhe të përgjegjshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.