DYLON

Kryetari i Komunës i shpreh ngushëllime familjes Gagica

Kryetari i Komunës i shpreh ngushëllime familjes Gagica
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i ka shprehur ngushëllime familjes Gagica, pas ndarjes nga jeta të Florim Gagicës, punëtor shumëvjeçar i Teatrit të Gjilanit.

Postimi i tij:

EkoHigjiena

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Florim Gagicës, punëtor shumëvjeçar i Teatrit të Gjilanit dhe një artist i përkushtuar që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën e qytetit tonë.

Florimi do të kujtohet për dashurinë e tij ndaj artit, për kontributin e tij të çmuar në skenën kulturore dhe për afërsinë e ngrohtësinë që e shpërndante te secili.

Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gagica, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.