DYLON

Kryetari i Komunës i bënë thirrje opozitës për të reflektuar

Kryetari i Komunës i bënë thirrje opozitës për të reflektuar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë për medie për të informuar qytetarët për mos miratimin e buxhetit nga opozita.

Ai tha se Gjilani po përballet me një situatë alarmante për shkak të bllokadës politike nga opozita.

EkoHigjiena

“Mosmiratimi i buxhetit të vitit 2025 ka sjellë një ngërç të rëndë, i cili rrezikon që nga muaji mars të na përballë me një situatë ku ne mbesim pa mjete për pagat e 2 mijë e 419 punëtorëve komunalë”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, shtoi se kanë bërë gjithçka për të menaxhuar situatën me buxhetin minimal të ndarë nga qeveria, por pa miratimin e Kuvendit Komunal, as pagat dhe as investimet kapitale nuk mund të ekzekutohen.

Kryetari Hyseni, tregoi, se për këtë arsye, nesër në ora 09:00 kanë thirrur një seancë urgjente.

“I bëj thirrje opozitës që të reflektojë dhe të mos përdorin këtë situatë zgjedhore për manovra politike që nuk i bëjnë nder vetëm qytetarëve të komunës tonë”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.