DYLON

Kryetari i klubit dhe një lojtar i KH Drita hëngrën dajak në Mitrovicë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLIE/ – Kryetari i KH Drita Luan Sllamniku dhe lojtari Hajdar Mehmeti, me të mbaruar ndeshja e javës së 13 të Ligës së Parë të Hendbollit të Kosovës sulmohen brutalisht nga publiku vendas, dhe nga dy hendbollistët Fidan Cimili, dhe Vaglir Birqiqi duke ju shkaktuar lëndime serioze, thonë zyrtarë të klubit gjilanas.

Hendbollistët e Dritës së Gjilanit lider të Ligës së Parë të hendbollit të Kosovës kanë parë të zitë e ullirit në ndeshjen me skuadrën e Minatorëve “Trepça”, pasi për një ndeshje të tillë nuk ka pas as kushte elementare për zhvillimin e kësaj ndeshje, pasi sipas zyrtarëve të klubit të Dritës, as kushtet elementare të sigurisë nuk kanë ekzistuar

EkoHigjiena

Kryetari i KH Luan Sllamniku i brengosur dhe i lënduar nga ky sulm i tifozëve të Trepçës dhe Cimilit e Birqiqit i indinjuar deklaron se si në çdo ndeshje tjetër ju kanë qasur këtij takimi, por atmosfera ka qenë shumë e tensionuar dhe siguria ka munguar.

“Mua më kanë sulmuar duke më shkaktuar lëndim. Kam qen i detyruar të kërkoj ndihmë mjekësore , por rastin e kam paraqitur edhe në Policin e Mitrovicës. Jam shumë i habitur me këtë sulm, askujt asgjë të keqe nuk i kemi bërë por huliganizmi dhe mënyrat për të arritur gjer te një fitore nuk paskan fund”, thekson Sllamniku për Portalin 2L ONLINE.

Ai tha se befasohet se si mund të sulmohet një njeri i cili për shumë vjet e mban klubin gjallë me mjete vetjake. “Po jap sa po kam kushte për këtë hendboll, për të mirën e klubit dhe rinisë dhe të sulmohem pa kurrfarë arsye kjo është e papranueshme. Fitoret nuk merren me dhunë ato fitohen me djers dhe me dije dhe asnjëherë nuk do të jemi pazari i dikujt cili klub qoftë ai:, tregon Sllamniku

Edhe pse ky takim kishte përfunduar me fitoren e Trepçës me rezultat 36:26, për Sllamnikun nuk ka lënë ndonjë përshtypje. “Paramendoni sikur ne të fitonim, çka kishte mund të ndodhte. Kushte nuk ka pasur dhe ne kemi kërkuar nga hendbollistët të jenë të kujdesshëm dhe të përfundojnë sa më parë 60 minutat e takimit”, thotë ai.

Luan Sllamniku i lënduar fizikisht dhe shpirtërisht në emër të KH Drita kërkon nga FHK që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt.

“Ne si klub kërkojmë nga Federata që ndaj KH Trepça dhe akterëve të incidentit të merren masa të rrepta të dënimit por edhe nga Policia që drejtësia të vije në vend. Të sulmohet një klub pa kurrfarë arsye për klubin tonë është e papranueshme dhe do të kërkojmë drejtësi deri në fund”, shprehet Sllamniku. /2L ONLINE/