DYLON

Kryetari i Këshillit për “Malësi të Buajnocit” Mefail Limani i ofron përkrahje Gentiana Shabanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani priti në zyre kryetarin e këshillit për malësi të Buajnocit Mefail Limanin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për projektin madhorë dhe kapital të asfaltimit tërrugës Muhoc-Zarbicë, i cili projekt po drejtohet nga ky këshill dhe po bëhet me vetë financim nga banorët e këtij regjioni duke u ndihmuar edhe nga njerëzit e vullnetit të mirë nga gjitha trevat e Shqipërisë etnike.

EkoHigjiena

Limani njoftoi për punën e madhe qe është bërë në këtë drejtim në grumbullimin e mjeteve financiare me theks të veçantë u lavdërua puna e madhe qe është bërë nga këshilli që vepron në diasporë dhe nga kryetari i tij Hasan Sherifi.

Gjithashtu Limani njoftoi edhe për ecurinë e fillimit të punës në praktikë të kësaj rruge dhe shprehu bindjen se ky projekt do të nise së shpejti dhe do të finalizohet me asfaltimin e kësaj rruge e cila hap dyertë për kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre.

Kurse Kryesuesi i komitet për “ Bashkëpunim Ndërkufitar” Kushtrim Kadriu falënderoi z. Limanin për rolin e madh që ka luajtur në unifikimin e këshillit dhe ruajtjen e frymës për një punë të sinqertë e të pa ngjyrosur politikisht në këtë projekt madhorë.
Palët u dakorduan në intensifikimin e bashkëpunimit për të mirën e Malësisë së Bujanocit e në të mirë të regjionit të Kosovës Lindore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.