DYLON

Kryetari i KBI-së priti përfaqësuesit e KFOR-it turk dhe atij amerikan

Kryetari i KBI-së priti përfaqësuesit e KFOR-it turk dhe atij amerikan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef Aliu me bashkëpunëtorë priti në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame përfaqësuesit e KFOR-it turk LMT. të përfaqësuar nga Majori Erhan Türkoğlu, nënoficeri Haluk Göktürk dhe përfaqësuesit e KFOR-it amerikan nga OF-3 MAJ Wes Moldogo, OR-6 SSG Matthew Valdivia.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të KBI-së me KFOR-in amerikan dhe KFOR-in turk.

EkoHigjiena

Nga të dy palët u konstatua se bashkëpunimi në të kaluarës ka qenë i shkëlqyeshëm, duke uruar që edhe në të ardhmen të vazhdohet ashtu sikurse deri më tani.

Kryetari Aliu falënderoi mysafirët për vizitën dhe i njoftoi për punën dhe aktivitetet e KBI-së në Gjilan për ruajtjen e mirëqenies dhe sigurisë për qytetarët në përgjithësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.