DYLON

Kryetari i KBI-së në Gjilan ligjëroi në tryezën: “Religjioni dhe Shoqëria Sekulare”

Kryetari i KBI-së në Gjilan ligjëroi në tryezën: “Religjioni dhe Shoqëria Sekulare”
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e OSBE -së, në tryezën me temë “Religjioni dhe shoqëria sekulare” ligjëroi kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu i cili shtjelloi përvojat e tija personale në shoqëritë sekulare, e në theks të veçantë vizita e tij në SHBA si vend më demokratik në botë.

Tryezën e udhëhoqi Arijeta Rrotlla ,zyrtare e qendrës së OSBE në Gjilan. Fjalën hyrëse në emër të OSBE e mbajti James Lyon, Drejtori regjional i OSBE – Qendra në Gjilan. Në emër të Komunës së Gjilanit foli nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli i cili theksoi se Gjilani është qytet model në funksionimin e religjionit në shoqërinë sekulare dhe promovimin e dialogut dhe themelimin e partneritetit në mes komunës dhe komuniteteve fetare në rajonin e Gjilanit.

Këtij debati i kontribuuan edhe Naim Bllaca përfaqësues i kishës protestante, Dragana Petroviq nga OJQ ” Moravski Biser”, Halit Rexhepi nga KKSB, Sali Fazliu drejtor i Kadastrat, Arjeta Maka nga shoqëria civile etj.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.