DYLON

Kryetari i KBI-së, Naim Aliu zhvilloi takim me Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjilan

Kryetari i KBI-së, Naim Aliu zhvilloi takim me Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI), Naim Aliu, me ftesë të Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, zhvilloi një takim zyrtar dhe miqësor në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Këshillit të Bashkësisë Islame dhe institucioneve të sigurisë, me theks të veçantë në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në rajon. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart koordinimin institucional dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të qytetarëve.

EkoHigjiena

Kryetari Aliu shprehu gatishmërinë e KBI-së për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në funksion të promovimit të vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe stabilitetit shoqëror. Ndërkaq, kolonel Rukiqi falënderoi për bashkëpunimin korrekt dhe konstruktiv, duke theksuar se komunikimi i rregullt me përfaqësuesit fetarë ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe stabil në rajonin e Gjilanit.

Në përfundim të takimit, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit institucional, kolonel Agron Rukiqi e nderoi Kryetarin Naim Aliu me një mirënjohje, duke shprehur falënderim për rolin dhe angazhimin e tij në shërbim të komunitetit dhe sigurisë publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.