DYLON

Kryetari i Kamenicës u takua me Ambasadoren e Turqisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës Begzad Sinani i shoqëruar nga Asambleisti Zekirja Sermaxhaj, u pritën në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë nga Ambasadorja, Songul Ozan.

Ambasadorja Ozan u njoftua për gjendjen e përgjithshme sociale e ekonomike në Komunën e Kamenicës. Kryetari Sinani pasi që e falëndëroi për pritjen dhe mundësinë e dhënë e përgëzoi ambasadoren Turke për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Turqi.

EkoHigjiena

“Kamenica është një vend mjaft i qetë, me siguri të garantuar për të gjithë banorët e saj dhe poashtu me një përkushtim të veqantë për pritjen e investitorëve të mundshëm nga të gjitha vendet dhe në veqanti do të mirëpriten të gjithë investitorët e mundshëm nga Turqia” tha Kryetari Sinani i cili e ftoi zonjën Ozan për vizitë në Kamenicë.

Ambasadorja Ozan tha se ka njohuri për Kamenicën dhe informacionet që posedon e bëjnë të besoj se kjo komunë është për tu vlerësuar. “ Në fillim të muajit maj do të vijë në vizitë në Kamenicë së bashku me një delegacion të lartë të TIKA-s, dhe pres që në atë kohë të pranojmë prej jush propozime konkrete për të mbështetur projekte të ndryshme të infrastrukturës.

Po ashtu do t`u propozoj investitorëve nga Turqia që të vijnë e të investojnë në Kamenicë” tha Ambasadorja Ozan. Edher asambleisti Zekirja Sermaxhaj ka folur për nevojën e ngritjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Kamenicës dhe organizatës TIKA, dhe përmes Ambasadës Turke edhe me investitorët e fushave të ndryshme./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.