DYLON

Kryetari i Kamenicës takon komandantin e ri të Policisë në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës takon komandantin e ri të Policisë në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin Afrim Dervishi ka vizituar komandantin e ri të Stacionit të Policisë në Kamenicë, Basri Shkodra.

Në këtë takim, Kryetari Rahimaj i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes komunës dhe policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

EkoHigjiena

Ndër të tjera në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në komunë, si dhe hapat e përbashkët për të garantuar një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

Kryetari Rahimaj shprehu gatishmërinë e plotë që Komuna e Kamenicës të jetë gjithmonë në mbështetje të Policisë, në funksion të ofrimit të shërbimeve më cilësore për komunitetin tonë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.