DYLON

Kryetari i Kamenicës shtron iftar të përbashkët për Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës shtron iftar të përbashkët për Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kyetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, shtroi një iftar të përbashkët për administratën e Këshillit të Bashkësisë Islame Kamenicë, imamët e saj, si dhe për delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ky iftar u organizua në frymën e muajit të shenjtë të Muajit të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe respektit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit fetar.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi miqësor, kryetari Rahimaj falënderoi përfaqësuesit e Bashkësisë Islame për rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave shpirtërore, në forcimin e harmonisë ndërfetare dhe në shërbim të qytetarëve të komunës së Kamenicës. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale dhe komuniteteve fetare është i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më solidare.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame shprehën mirënjohje për këtë pritje dhe për mbështetjen institucionale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit në të mirë të komunitetit.

Në fund të iftarit, të pranishmit shprehën urimet më të mira për muajin e Ramazanit, duke uruar paqe, shëndet dhe mirësi për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.