Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Koordinatorën e Njësisë së Komunale për të Drejtat e Njeriut( NJKDNJ) Nazmije Demolli-Kastrati kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës Suedeze, Hajrullah Çeku.
Në këtë takim është diskutuar për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në nivel lokal, arsimimit, edukimit, cilësisë së shkollimit dhe shëndetësisë.
Kryetari Kastrati u shpreh se të gjithë njërëzit janë të barabartë dhe kanë të drejtat e tyre.
Ndërsa, Koordinatorja Nazmije Demolli-Kastrati tha se duhet të mbrohen të drejtat e njeriut, por edhe duhet të kërkohen ato.