DYLON

Kryetari i Kamenicës prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Kamenicës prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka mbajtur sot takimin publik ku ka prezantuar punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ku të pranishmit u informuan për investimet, projektet dhe aktivitetet e realizuara në sektorë të ndryshëm.

Rahimaj theksoi se gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga investime të rëndësishme në arsim, infrastrukturë, shëndetësi, zhvillim ekonomik, mirëqenie, rend dhe rregull, si dhe në përfaqësimin e Komunës në aktivitete ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Në sektorin e arsimit u veçuan shpërblimi i 24 maturantëve më të mirë me udhëtimin Euro Trip, organizimi i ceremonisë së diplomimit për rreth 200 maturantë, pasurimi i bibliotekave shkollore me 6,750 lektyra dhe romane, inaugurimi i këndit të leximit dhe kabinetit të logopedisë në ShFMU “Sadri Misini”, organizimi për herë të parë i Kupës së Anamoravës në Matematikë, si dhe përgatitjet për zbatimin e mësimit tërëditor.

Në infrastrukturë u prezantuan investimet në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve rajonale e lokale, përfshirë rrugën Kolloleq–Dajkoc–Muçivërc, projektin Shipashnicë–Desivojcë, rrugët kufitare, ndërtimin e rrugës qarkore në lagjen “Malësia”, asfaltimin e dhjetëra rrugëve lokale në qytet dhe fshatra, si dhe vazhdimin e punimeve në shtratin e lumit Astrit.

Në sektorin e shëndetësisë u prezantua dhurimi i një autoambulance të re për QKMF-në në Kamenicë.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, u prezantuan rezultatet e ndërmarrjes publike lokale “Dardana”, mbështetja financiare për bizneset, subvencionet për kulturë, rini dhe sport, zhvillimi i Parkut të Aventurave, masterplani për Bahçen e Kamenicës, procesi i rindërtimit të kadastrit, skema e kompostimit, ndërtimi i View Point-eve, si dhe çmimi që Komuna e Kamenicës ka fituar për digjitalizim dhe përdorimin e e-shërbimeve.

Në fushën e rendit dhe rregullit u prezantuan aksionet e realizuara në bashkëpunim me institucionet e sigurisë kundër strukturave paralele, puna e Inspektoratit Komunal dhe ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Në sektorin e mirëqenies u prezantuan investimet në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjen “Iliria” dhe fshatin Berivojcë, shpërndarja e 122 pakove “Baby Box” për familjet me foshnja të porsalindura, si dhe vendosja e lodrave të reja në disa parqe të komunës.

Gjatë prezantimit u theksua edhe përfaqësimi i Komunës së Kamenicës në Konferencën e Biomasës së Evropës Qendrore (CEBC 2026), ku u prezantuan përvojat dhe projektet komunale në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fund të takimit, Kryetari Rahimaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe diskutimin, duke ritheksuar përkushtimin e Komunës për transparencë, bashkëpunim me qytetarët dhe vazhdimin e realizimit të projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës në Komunën e Kamenicës, ndërsa për më gjerësisht do të përgatitet raport i detajuar me pyetje dhe përgjigje, thuhet në njoftimin e komunës në lidhje me këtë takim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.