DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësuesit e KDI-së

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësuesit e KDI-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati dhe drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje.

Kryetari Kastrati tha se është i interesuar që qytetarët të përfshihen në vendimarrje sepse transparenca është prioritet për të.

EkoHigjiena

“Si qeverisje jemi të interesuar që vendimet për secilin fshat/lokalitet, t’i konsultojmë paraprakisht me qytetarët dhe për këtë kërkoj bashkëpunimin e juaj”, tha ai.

KDI-ja do të zbatojë projektin për përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje në 11 komuna, përfshirë edhe Komunën e Kamenicës.

Ky projekt ka për qëllim identifikimin e çështjeve që i preokupojnë qytetarët në fshatra, lagje e qytet dhe t’i përfshijë ato në planet për vitet e ardhshme.

“Komuna e Kamenicës tashmë është duke e bërë një gjë të tillë sepse javë më parë kemi mbajtur tubime me gjithë lokalitetet e fshatrat veç e veç dhe i kemi dëgjuar qytetarët për projektet që i kanë prioritet në ato zona”, ka thënë kryetari Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.