DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e ndërtimit të tri digave në Komunën e Kamenicës, përkatësisht u diskutua për Hidrosistemin Kikë-Kremenatë.

Kryetari Kastrati tha se Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat më të varfëra sa i përket ujërave dhe ndërtimi këtyre tri digave ujore kanë rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët.

EkoHigjiena

“Shpresoj shumë që Banka Botërore do të na përkrahë në këtë projekt i cili ka vlerën dhjetra milionshe e që ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kamenicës”, u shpreh ai.

Pas takimit, i pari i Komunës së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore MMPH-së dhe MZHE-së vizituan nga afër lokacionet që janë caktuar për ndërtimin e këtyre digave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.