DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësues nga OSBE

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësues nga OSBE
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme Arlindë Sejdiu, kanë pritur në takim Drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani me bashkëpunëtorë nga Zyra për Ligj dhe Drejtësi si dhe Faruk Dërmaku, përfaqësues i OSBE-së për Kamenicë.

Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth punëve aktuale që Komuna e Kamenicës po bën si dhe kanë parë mundësitë e finalizimit të bashkëpunimit me Komunën e Ranillugut në raport me shërbiemt që Komuna e Kamenicës jep për këtë komunë, proces ky i fasilituar nga OSBE.

EkoHigjiena

z. Totozani ka vlerësuar lartë punën e Kamenicës në raport me Mekanizmin kundër Dhunës në Familje si dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

OSBE ka kërkuar nga Komuna e Kamenicës që të vendos në rendin e ditës në Kuvendin Komunal rregulloren për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.

Kryetari Rahimaj ka shprehur gatishmërinë e plotë për përfundimin e këtij procesi si dhe ka thënë që Komuna e Kamenicës është e gatshme për hapa konkret dhe mbështetje për secilën kategori. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.