DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim operatorët ekonomik

Kryetari i Kamenicës pret në takim operatorët ekonomik
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me shefin e kabinetit, Vaxhid Rexhepaj dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kanë mbajtur takim me operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit e kontratave të projekteve.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me ecurinë e punëve në realizim të projekteve.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj ka kërkuar informata nga operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit kontratave për projektet e realizuara.

Ndër të tjera janë diskutuar edhe sfidat e problemet që mund të hasen në realizim të projekteve kapitale.

Kryetari Rahimaj u ka ofruar mbështetje të plotë operatorëve ekonomik duke u ofruar zgjidhje për problemet që kanë, në mënyrë që projektet e planifikuara të mos mbesin pa u realizuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.