• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Kryetari i Kamenicës pret në takim ministren e MASHT-it

Redaksia 2LONLINE 13 Shkurt, 2020 2 min
 Kryetari i Kamenicës pret në takim ministren e MASHT-it

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për gjendjen e arsimit dhe zhvillimet e fundit rreth riorganizimit të shkollave në Kamenicë.

E pranishme në këtë takim ishte edhe Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi.

Ministrja Bajrami gjatë takim tha se është e vetëdijshme që reforma e filluar në shkollat e Kamenicë është në të mirë të rritjes së kualitetit të mësimit.

“Unë asnjëherë nuk do të shkel në kompetencat tuaja, ne do të veprojmë konform ligjit dhe kërkojmë bashkëpunim nga të gjitha palët, le të bëhet Kamenica shkas që ne të fillojmë reformen në krejt Kosovën”, shtoi ajo.

Ndërsa Kastrati u shpreh i gatshëm për çdo bashkëpunim me MASHTI-në.

“Këtë vendim e kemi marrë pas shumë hulumtimeve dhe konsultave dhe jemi të vendosur që ta implementojmë në tërësi, sepse nxënësi është në fokus dhe nuk bën të jetë ndryshe. E falënderojmë ministren për vizitën, duke qenë të bindur se do të vazhdojmë komunikimin e bashkëpunimin për arsimim më të mirë për nxënësit”, tha ai.

Kryetari së bashku me Ministren Bajrami takuan edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit Komunal të Kamenicës si dhe përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve.

Etiketa:aktuale Hykmete Bajrami kryetari i Komunës së Kamenicës Ministren e Arsimit Qëndron Kastrati Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ja cilat vendime i mori sot Qeveria e Kosovës

4 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s

4 Korrik, 2022
Info+

Fermerët që dorëzojnë grurë në qendrat e grumbullimit të marrin vërtetimin e

4 Korrik, 2022
Nacionale

Me vrapim në minimaratonën humanitare “Vrapo për Autizëm 2022” u shënua Dita

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com