DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim kryesinë e SBASHK-ut në nivel komunal, diskutojnë për ngritjen e cilësisë se arsimit

Kryetari i Kamenicës pret në takim kryesinë e SBASHK-ut në nivel komunal, diskutojnë për ngritjen e cilësisë se arsimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me u.d së drejtorit në Drejtorinë e Arsimit, Visar Dërmaku dhe mësimdhënësin Afrim Dervishi, kanë pritur në takim kryetarin e SBASHK-ut në nivel komunal, Lulzim Thaqi, nënkryetarën Mensure Morina dhe dy anëtarët Nehat Baxhuku dhe Durim Shala.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e arsimit si dhe bashkëpunimin mes Komunës së Kamenicës dhe SBASHK-ut në nivel komunal.

EkoHigjiena

I pari i komunës duke falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, tha se mirëpresin çdo bashkëpunim që ka të bëjë me ngritjen e nivelit të arsimit në Kamenicë.

“Ngritja e cilësisë se arsimit në Komunën tonë është prioritet i yni. Andaj ne mirëpresim bashkëpunimet të cilat kanë për qëllim këtë”, ka thënë ai.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.