DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim donatorët nga Austria

Kryetari i Kamenicës pret në takim donatorët nga Austria
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Arsimit Selami Klaiqi, kanë pritur në takim donatorë nga Austria, me të cilët kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë dhënë për institucionet e Komunës së Kamenicës.

Gjatë takimit u diskutua për donacionet e realizuara deri tani në fushën e arsimit të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe institucionet arsimore. Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për shkollat e Kamenicës si dhe për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

EkoHigjiena

Kryetari Kadri Rahimaj falënderoi donatorët për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Mbështetja që kemi marrë deri tani ka qenë shumë e rëndësishme për shkollat tona dhe për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë këtë bashkëpunim dhe jemi të interesuar që ta vazhdojmë atë edhe në fusha të tjera, përfshirë edhe shëndetësinë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ndërsa Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi u shpreh se donacionet e deritanishme kanë qenë një ndihmesë konkrete për institucionet arsimore dhe se vazhdimi i këtij bashkëpunimi do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për shkollat dhe nxënësit.

“Çdo donacion që shkon në shkollat tona është një investim në nxënësit dhe në të ardhmen e tyre. Falënderojmë donatorët nga Austria për përkushtimin dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen”, ka thënë ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.