DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim deputetin Shaip Kamberi

Kryetari i Kamenicës pret në takim deputetin Shaip Kamberi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, dhe zëdhënësen e komunës, Lidiona Marovca, kanë pritur në takim deputetin shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberi.

Gjatë takimit, deputeti Kamberi e uroi kryetarin Rahimaj për mandatin e ri, duke shprehur shpresën që ky mandat të jetë edhe më i suksesshëm se ai paraprak. Takimi u vlerësua si institucional, por njëkohësisht edhe vëllazëror.

EkoHigjiena

Palët diskutuan për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies së qytetarëve atje.

Me këtë rast, kryetari Rahimaj vlerësoi angazhimin e deputetit Kamberi, duke theksuar se ai është i vetmi përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë që përfaqëson me dinjitet interesat e komunitetit shqiptar dhe angazhohet për të drejta të barabarta dhe përfaqësim politik.

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria që në takimet e ardhshme të diskutohet më konkretisht për iniciativa dhe projekte që synojnë progres të vazhdueshëm për shqiptarët e Luginës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.