DYLON

Kryetari i Kamenicës pjesë e “Smart City Summit Expo 2022”

Kryetari i Kamenicës pjesë e “Smart City Summit Expo 2022”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, po merr pjesë në samitin “Smart City Summit Expo 2022”.

Ky samit i cili po zhvillohet në mënyrë virtuale, ka për qëllim shkëmbimin e eksperiencave të kryetarëve nga e gjithë bota për sferat e zhvillimit ekonomik, edukimit, stilit të jetesës dhe zhvillimit industrial.

EkoHigjiena

Postimi i tij

***

“Smart City Summit Expo 2022″

Në mesin e shumë kryetarëve të komunave dhe bashkive të botës, po marr pjesë në Smart City Summit Expo 2022.

Për një muaj radhazi, do të flasim e do të shkëmbejmë eksperienca, me kryetarë nga e gjithë bota, kryesisht në sferat e zhvillimit ekonomik, edukimit, stilit të jetesës dhe zhvillimit industrial.

Përballja me sfida të ndryshme, si ajo e COVID-19, që ka prekur tërë botën, por edhe sfidat e tjera, duhet t’i shohim si mundësi për t’u përmirësuar dhe ndryshuar për të mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.