DYLON

Kryetari i Kamenicës nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së

Kryetari i Kamenicës nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se viti 2026 po nis me një lajm të rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë në Kamenicë.

Sipas Kryetarit Rahimaj është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë, marrëveshje kjo në vlerë prej 1 milion euro.

EkoHigjiena

“Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me z. Usame Morina, është arritur kjo marrëveshje. Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore primare për qytetarët e Komunës së Kamenicës. Falemnderit donatorit “Dar Al Beer Society” dhe z.Morina për kontributin e dhënë deri më tani. Shëndetësia është prioritet për ne, andaj vazhdojmë me punë të mira”, ka thënë Kryetari Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.