DYLON

Kryetari i Kamenicës nënshkruan kontratat për asfaltimin e 140 rrugëve të reja në vlerë 2 milion euro

Kryetari i Kamenicës nënshkruan kontratat për asfaltimin e 140 rrugëve të reja në vlerë 2 milion euro
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Investime Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtarë nga kjo drejtori, kanë pritur në takim përfaqësues të operatorëve ekonomik.

Në këtë takim Kryetari Rahimaj ka nënshkruar kontratat me të cilat do të asfaltohen 140 rrugë të reja në vlerë 2 milion Euro.

EkoHigjiena

“Afër 2 milionë euro nga buxheti komunal i kemi destinuar për shtrimin e 140 rrugëve lokale. Për herë të parë në histori të Komunës së Kamenicës, me buxhet tërësisht komunal bëhet një investim i tillë. Kontratat janë nënshkruar sot dhe së shpejti do të fillojë puna. Ashtu edhe siç jemi zotuar, ashtu edhe po punojmë”, ka thënë Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.