DYLON

Kryetari i Kamenicës mirëpret në takim Drejtorin e AKK-së

Kryetari i Kamenicës mirëpret në takim Drejtorin e AKK-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren e Komunës Arta Bajralija dhe Drejtoreshën për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Diana Kryeziu, kanë pritur në takim, Drejtorin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, .Avni Ahmeti.

Ky takim ka pasur për qëllim informimin e detajuar rreth projektit për Rindërtimin e Kadastrit në Kamenicë, që përfshin 5 zona kadastrale lidhur me trajtimin e konteksteve komplekse pronësore –juridike dhe gjendjen faktike që nuk përputhen me të dhënat nga Regjistri i të drejtave mbi pronat e paluajtshme.

EkoHigjiena

Ky projekt përfshinë këto prona kadastrale: Hogosht, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Petroc e Moqare.

Projekti ka të bëjë me rindërtimin e informacioneve kadastrale në bazë të të dhënave tekstuale dhe grafike.

Projekti në fjalë përfshin fazat si informimin, fushatën e matjes në terren, përpunimin e të dhënave si dhe formimin e komisionit që përbëhet nga përfaqësues nga niveli qendror dhe AKK.

Për projektin në fjalë, për Komunën e Kamenicës veçse është shpallur operatori ekonomik, dhe po pritet që deri në finalizimin e pëgatitjeve, të fillojë edhe puna në bazë të fazave të parapara.

Një projekt tjetër për të cilin është aktualisht duke punuar Agjencia Kadastrale e Kosovës është edhe Projekti REGIP (Real Estate Cadastre & Geospatial Infrastrucutre Project) që ka për qëllim përditësimin e të dhënave dhe harmonizimin e tyre me të dhënat e arkës.

Ahmeti ka treguar se nismat e fundit që janë marrë për digjitalizimin e shërbimeve që deri më tani janë kryer në formë fizike, lehtësojnë edhe punën e institucioneve por edhe tregojnë efikasitet të lartë tek qytetarët.

Kryetari Rahimaj ka vlerësuar lartë punën e AKK-së duke veçuar këtu gjeportalin.

Ahmeti ka njoftuar se të dhënat që tashmë mund të gjinden në gjeoportal së shpejti do të inkorporohen në platforma të mëdha si Google, projekt ky që tashmë ka filluar.

Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi do të vazhdojë tutje, si në realizimin e këtij projekti, por edhe të tjerëve që do të vijnë në vazhdim. /2LONLINE/