DYLON

Kryetari i Kamenicës mirëpret Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës

Kryetari i Kamenicës mirëpret Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Komunës së Kamenicës dhe Policisë së Kosovës, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe efektiv.

EkoHigjiena

Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe identifikuan disa hapa të përbashkët që do të ndërmerren për ta thelluar edhe më tej.

I pari i Kamenicës vlerësoi lartë punën e Stacionit Policor në Kamenicë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të policisë në rritjen dhe mbarëvajtjen e sigurisë së qytetarëve.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës është thelbësor për sigurinë, qetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Ky partneritet ndihmon në parandalimin e veprave penale, në rritjen e ndjenjës së sigurisë në komunitet dhe në zgjidhjen e problemeve përmes bashkërendimit të veprimeve”, u shpreh  Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.