DYLON

Kryetari i Kamenicës mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Kryetari i Kamenicës mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Shkëlqësia e tij, Jonathan Hargreaves.

Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtorët Afrim Dervishi dhe Burbuqe Leka, në këtë takim kanë diskutuar me Ambasadorin Hargreaves për qeverisjen lokale dhe sfidat e saj.

EkoHigjiena

“Kam njoftuar Ambasadorin për qytetin, tolerancën dhe kulturën si vlera të larta të shoqërisë kamenicase dhe gjithashtu kam falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ambasadës në projektin “Share Education”, ku janë realizuar aktivtete të ndryshme këtu në Kamenicë, dhe janë shkëmbyer përvoja edhe nga vizita zyrtare në Belfast së bashku me profesorët e Queen’s University në Irlandën e Veriut”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Rahimaj ka theksuar se është shprehur i hapur për bashkëpunim në të ardhmen, dhe se ka kërkuar mbështetje për Kamenicën.

“Të lumtur që qyteti ynë tërheq vëmendje dhe interesim për vizita nga ambasadat e shteteve mike. Kamenica që duam”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.