DYLON

Kryetari i Kamenicës merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin 2025”

Kryetari i Kamenicës merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin 2025”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa, Arditë Dërmaku, Drejtoreshën e Administratës, Arlindë Sejdiu, kanë marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin 2025” në Berlin, Gjermani.

Ky panair është një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e turizmit dhe ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në këtë fushë.

EkoHigjiena

Poashtu, delegacioni u mirëprit nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ku patën mundësinë të diskutojnë për projektet që mund të implementohen bashkërisht në të ardhmen, duke forcuar kështu bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.

Pjesëmarrja e pëfaqësuesve të Komunës së Kamenicës është bërë nën organizimin e kompanisë ‘CEO- Congress&Event Organization’, drejtor Bekim Xhafa.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.