DYLON

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj takon U.D. Ministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj takon U.D. Ministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me U.D. Ministrin e Drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Blerim Sallahu.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Rahimaj ishte i shoqëruar nga Drejtori për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, z. Zotrim Kastrati.

EkoHigjiena

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi konstruktiv, me fokus të veçantë në çështjet e interesit të përbashkët ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.

Ata diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjeve, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të shërbimeve publike dhe adresimit të sfidave me të cilat përballen komunat në praktikën e përditshme institucionale.

Takime të tilla vetëm se konfirmojnë rëndësinë dhe vazhdimësinë e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, në funksion të ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe më efikase për qytetarët e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.