DYLON

Kryetari i Kamenicës ka vizituar Universitetin e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetin e Gjilanit ”Kadri Zeka”, ka qëndruar për një vizitë, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani me bashkëpunëtor. Ai është pritur nga rektori, Bajram Kosumi,i cili e ka njoftuar kryetarin Sinani rreth zhvillimit dhe funksionimet të Universitetit.

Rektori Kosumi ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në nivelin arsimor dhe aspektet e tjera.

EkoHigjiena

Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës , Begzad Sinani, e ka uruar rektorin Bajram Kosumi, për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive të reja. Ai e ka siguruar rektorin se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të ketë mbështetjen e Komunës së Kamenicës./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.