DYLON

Kryetari i Kamenicës ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it

Kryetari i Kamenicës ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim LTC Brown, Maneuver Battalion Commander, RCE LNO Captain Payne dhe LMT Commander SFC Pardo nga KFOR-i.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Komunën e Kamenicës, si dhe për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve lokale dhe mekanizmave të sigurisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryetari Rahimaj u uroi mirëseardhje dhe suksese pjesëtarëve të rinj të KFOR-it, të cilët kanë filluar angazhimin e tyre në Kamenicë, duke vlerësuar kontributin dhe rëndësinë e pranisë së KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë, të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Kryetari Rahimaj po ashtu theksoi se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat relevantë të sigurisë, duke vendosur në qendër sigurinë, mirëqenien dhe interesin e qytetarëve.

”Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të ruajtjes së një klime të qëndrueshme, të sigurt dhe të favorshme për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës”, ka thënë Kryetari Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.