DYLON

Kryetari i Kamenices ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë

Kryetari i Kamenices ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me një pjesë të drejtorëve komunal ka pritur në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Hiroyasu Tanigaki.

Ky takim vjen menjëherë pas vizitës së Kryetarit Rahimaj në Japoni, me rastin e pjesëmarrjes së Komunës së Kamenicës në Osaka Expo 2025.

EkoHigjiena

Ata kanë diskutuar rreth takimeve që Kryetari ka realizuar në Japoni si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit e ekonomisë.

Kryetari Rahimaj është shprehur se Komuna e Kamenicës është e gatshme për bashkëpunim në secilën fushë, duke vlerësuar lartë nivelin e pritjes si dhe zhvillimeve që ky vend ka pasur në të gjitha fushat.

Ambasadori japonez z.Tanigaki ka bërë të ditur se Komuna e Kamenicës është komuna e parë nga Kosova që merr pjesë në një ngjarje të tillë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.