DYLON

Kryetari i Kamenicës dhe drejtori I DKA-së vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Kryetari i Kamenicës dhe drejtori I DKA-së vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës po mbahet sot Testi i Maturës për maturantët e shkollave të mesme, një proces i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, vizituan maturantët në qendrën e testimit, për t’u uruar suksese dhe për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës, Kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e këtij testi për të rinjtë dhe i inkurajoi maturantët që të japin më të mirën nga vetja.

“Testi i Maturës është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj drejt së ardhmes. Ju uroj suksese secilit prej jush dhe besoj se me përkushtimin dhe dijen që keni fituar, do ta kaloni me sukses këtë sfidë”, u shpreh Kryetari Rahimaj.

Nga afër u përcoll edhe organizimi i procesit, me qëllim që testimi të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe sipas standardeve të parapara. Institucionet komunale kanë shprehur mbështetjen e tyre për maturantët në këtë fazë të rëndësishme të shkollimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.