(2LONLINE) – Ceremonia e betimit të kryetarit të ri të Kamenicës, Begzad Sinani, do të organizohet më 19 dhjetor, me ç’rast do të mbahet edhe mbledhja e parë e Asamblesë Komunale të dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit, transmeton radiopremiera.
Në këtë mbledhje, sipas agjendës së paraparë, do të mbajë fjalë rasti kryesuesi i deritashëm i Kuvendit Komunal, pastaj do t’i kalohet anëtarit më të vjetër drejtimi i seancës.
Më pas do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe kryetari i Komunës dhe do të mbyllet me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i komunës.