DYLON

Kryetari i Hanit të Elezit lavdëron rektorin e Universitetit të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” e ka vizituar kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, i cili është pritur nga rektori Bajram Kosumi. Kryetari Suma e ka uruar rektorin Bajrami për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive në menaxhimin e Universitetit, duke thënë se puna e rektorit të UKZ-së është frymëzim për të tjerët se si duhet të udhëhiqet, por njëherësh është edhe pasqyrim i angazhimit t ëtij të përgjithshëm.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, i ka dhuruar rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, mirënjohje për mbështetje dhe përkrahje në themelimin e Komunës së Hanit të Elezit, gjatë kohës sa ka qenë Kryeministër i Kosovës.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetari e komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, për vizitën dhe ka thënë se është me shumë rëndësi që ne edhe në të ardhmen të vazhdojnë me këto lloj të vizitave, ngase pa vizituar institucionet nuk mund ti njohim kushtet në të cilat punohet dhe studiohet, përmes të cilave mund të ecim përpara. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.