DYLON

Kryetari i Gjykatës Themelore takon komandantin turk

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e emërimit të Komandantit të ri turk të ekipit të LMT-së për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit, Toger Emrah Yildirim, është pritur në një takim nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri.

Me këtë rast kryetari Haziri ka njoftuar komandantin e ri Yildirim me punën efikase që bëhet në Gjykatën Themelore të Gjilanit. “Gjykata jonë, ka rritur numrin e zgjidhjes së lëndëve në secilin departament dhe për këtë numri i lëndëve të grumbulluara për vite të tëra, tashmë është duke rënë”, tha Kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Komandanti Yildirim ishte i kënaqur me efikasitetin e punës në Gjykatën Themelore të Gjilanit, gjithashtu edhe me qetësin që mbretëron në Komunën e Gjilanit dhe atë të Parteshit.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen disa dhurata dhe pastaj bënë një vizitë objektit të Gjykatës Themelore të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.