DYLON

Kryetari i Gjykatës Themelore takon gjyqtarin amerikan

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka pritur në një takim gjyqtarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Haines, të cilin e ka informuar për punën efikase të këtij institucioni.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua me njoftuar gjyqtarin Haines për punën e kësaj gjykate. Inventarizimin e këtij institucioni e ka bërë USAID-i dhe Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL), me këtë rast mysafiri mbeti i kënaqur me këtë investim. Dua të besoj se me investimet e bëra në ndërtesë të gjykatës, nuk do të zhgënjejmë partnerët tanë, por do të jemi shumë më efikas”, tha kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, gjyqtari Hainesmbeti i kënaqur me punën që bëhet në këtë Gjykatë.

“Qëllimi kryesor ka qenë me vizituar njërën prej gjykatave më të organizuara dhe kushtet më të mira që i posedon. Pres që shumë shpejt me përgatitur librin për gjyqtarët e Kosovës, libër që ka të bëjë me praktikat. Është kënaqësi që takohem me Kryetarin, Haziri dhe informatat që më jep për këtë institucion. Është hera e parë që jam në Kosovë dhe kam ardhur me Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL), do të thotë vizita ime ka të bëjë me seminarin në Gjykatën Kushtetuese”,  tha Haines.

Me këtë rast Kryetari, Haziri dhe gjyqtari Haines shkëmbyen disa dhurata. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.