DYLON

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka mirëpritur fillimin e punës së gjyqtarit, Armend Ahmeti

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka mirëpritur fillimin e punës së gjyqtarit, Armend Ahmeti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarin Armend Ahmeti i cili nga sot ka filluar punën në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa për katër vite ka punuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në këtë takim, kryetari Salihu i uroi mirëseardhje gjyqtarit dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, në funksion të efikasitetit më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë.  /2LONINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.