DYLON

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me Shefin e Divizionit Civil, gjyqtarin Bekim Salihu, Administratorin Shkëlqim Dushica dhe Mbikëqyrësen e Sektorit për Ekzekutim Arkivim dhe Statistika, Fikrete Destani, kanë pritur në takim përmbaruesit privatë për regjion të Gjilanit.

Fillimisht përmbaruesit privatë vlerësuan lartë bashkëpunimin me Gjykatën Themelore të Gjilanit, gjithashtu potencuan faktin se në vitet e mëparshme, një numër i konsiderueshëm i lëndëve përmbarimore nuk ishin trajtuar brenda një periudhe kohore të arsyeshme. Ndërsa, me angazhimin e vazhdueshëm të gjykatës, këto lëndë tashmë një kohë po trajtohen në mënyrë shumë efikase dhe brenda afateve të përcaktuara ligjore.

EkoHigjiena

Në fokus të takimit ishte zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës, si dhe mënyrat e konkretizimit të tij në praktikën e përditshme të punës.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, komunikimin ndërmjet gjykatës dhe përmbaruesve privatë, si dhe nevoja për koordinim më të mirë në trajtimin e çështjeve praktike që paraqiten gjatë procedurave përmbarimore.

Në përfundim, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Themelore në Gjilan dhe përmbaruesve privatë të vazhdojë dhe të intensifikohet, në funksion të zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit dhe të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe palët në procedurë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.