Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me udhëheqësit e departamenteve të gjykatës, gjyqtarët Agim Ademi, Sahit Boroci, Mevlide Shabani, Arben Xheladini, Bekim Salihu, si dhe administratorin e gjykatës, Shkëlqim Dushica, pritën në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Rrustem Thaqi, dhe Drejtorin e Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës institucionale të Kryesuesit të KGjK-së në Gjykatën Themelore Gjilan, ku u diskutua për punën, funksionimin dhe sfidat e kësaj gjykate, si dhe për çështjet që lidhen me avancimin e mëtejshëm të veprimtarisë së saj.
Kryetari Salihu, i siguroj që do të vazhdohet me përkushtimin e gjyqtarëve dhe stafit tjetër mbështetës në fokus efikasitetin, përgjegjshmërinë, cilësinë e punës, respektimin e afateve dhe shërbimin më të mirë për qytetarët.
Nga tjetër, Kryesuesi Thaqi falënderoj në emër të këshillit dhe vlerësoj lartë punën e Gjykatës Themelore në Gjilan, si një gjykatë model në nivel të vendit dhe të njëjtën kohë kërkoj që të vazhdohet me përkushtimin dhe angazhimin e gjyqtarëve dhe stafit tjetër në drejtim që të ruhet gjendja ekzistuese e efikasitetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Kryesuesi Thaqi siguroj që do të vazhdoj bashkëpunimi dhe mbështetja e nevojave për kapacitetet njerëzore të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Edhe Drejtori i SKGJK-së, Shkëlzen Maliqi shprehu gatishmëri për koordinim të vazhdueshëm për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta dhe përmirësimit të mëtejmë të sistemit gjyqësor.
Kryetari Salihu, i falënderoj për vizitën dhe i garantoj që gjykata do ketë prioritet zbatimin i strategjive të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. /2LONLINE/
