DYLON

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan mirëpret në takim Ministren e Drejtësisë

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan mirëpret në takim Ministren e Drejtësisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku bashkëpunëtorët e saj.

Gjatë takimit, Kryetari Salihu informoi Ministren Gërvalla-Schwarz për çështje me rëndësi për gjykatën, të arriturat dhe ngritjen e efikasitetit, llogaridhënien, transparencën dhe sfidat e institucionit.

EkoHigjiena

Ministrja e Drejtësisë Gërvalla-Schwarz theksoi përkushtimin e institucionit që ajo përfaqëson për të mbështetur gjykatat në përmbushjen e mandatit të tyre dhe për të avancuar reformat në drejtësi, në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Ndër të tjera, Kryetari Salihu theksoi se pavarësia e gjyqësorit dhe mbështetja institucionale janë dy shtylla që duhen të ecin paralelisht, gjithashtu edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në drejtim të forcimit të sistemit gjyqësor dhe sundimit të ligjit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.