DYLON

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan ka pritur në takim gjyqtaret e dekretuara

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan ka pritur në takim gjyqtaret e dekretuara
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim gjyqtaret e reja Bionda Rexhepi dhe Besarta Sejdiu, të cilat sapo janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Gjykatës iu uroj mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e ri profesional duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre të plotë për bashkëpunim, njëherit kërkoj nga të njëjtat përkushtim dhe angazhim të lartë në punë.

EkoHigjiena

Gjyqtaret e reja fillimisht do të ndjekin trajnimin një vjeçar në Akademinë e Drejtësisë dhe më pas do të fillojnë punën në Gjykatë.

Gjyqtarët e sapoemëruar janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë përzgjedhur njëzet (20) gjyqtarë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.