DYLON

Kryetari i Gjykatës së Gjilan mirëpret lansimin e platformës “Lexdoks”

Kryetari i Gjykatës së Gjilan mirëpret lansimin e platformës “Lexdoks”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur të mërkurën në takim, Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Antero Lopez, Shef i Departamentit të Sundimit të Ligjit në UNMIK, gjithashtu prezentë kanë qenë edhe anëtarët e KGJK-së, Fahret Vellija, Ahmet Imami dhe përfaqësues të tjerë.

Qëllimi i takimit ishte informimi nga afër për aktivitetet e vazhdueshme të projektit “Mbështetja e funksionimit të institucioneve të sundimit të ligjit dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi”, përkatësisht progresin dhe sfidat e mundshme.

EkoHigjiena

Pas takimit është bërë prezantimi i platformës se integruar ligjore për hulumtime “Lexdoks”, tek gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesionalë juridikë të Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe dhënien e të drejtave për qasje të lirë në platformën përmes mbështetjes së projektit.

Më pas është bërë prezantim i shkurtër mbi aktivitetin e projektit dhe arritjet në regjistrimin dhe skanimin e lëndëve të kundërvajtjes nga arkiva. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.