DYLON

Kryetari i Gjykatës priti një grup nxënësish nga shkolla “Nazim Hikmet’

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka pritur një grup nxënësish nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “NazimHikmet” nga fshati Dobërçan Komuna e Gjilanit.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e vetëdijes së nxënësve për rolin dhe detyrat e pushtetit gjyqësor në përgjithësi, si dhe të gjykatës në veçanti në kuadër të lëndës mësimore edukata qytetare.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haziri ka njoftuar nxënësit për punën e gjykatës, zgjidhjen e lëndëve, sanksionet penale për kryerësit e veprave dhe kushtet e gjykatës tonë.

Nxënësit mbetën të kënaqur me njohurit që morën nga ky takim i zhvilluar me Kryetarin e Gjykatës, Zyhdi Haziri.

Në këtë takim ishin 16 nxënës të kësaj shkolle dhe dy mësimdhënës lëndës përkatëse. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.