DYLON

Kryetari i Gjykatës pret në takim Organizatën Rinia Studentore “Kadri Zeka”

Kryetari i Gjykatës pret në takim Organizatën Rinia Studentore “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim të hënën, përfaqësuesit e Organizatës Rinia Studentore “Kadri Zeka”, temë e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i gjykatës me këtë organizatë në fusha të ndryshme.

Azizi ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar studentët e Fakultetit Juridik, në ofrimin e mbajtjes së praktikës për studentë, organizimin e ligjëratave për studentët për të njohur më shumë sistemin e drejtësisë, si dhe qasjen e tyre më të lehtë në gjykatë.
Ndryshe, pritet që në ditët në vazhdim të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve, me qëllimin e vetëm rritjen e bashkëpunimit dhe krijimin e lehtësirave për studentët.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.